|
100 paraqitje ? E pabesueshme – Casillas Posted: 13 Oct 2009 12:59 PM PDT Guardiani i kombëtares Spanjolle Iker Casillas ka përshkruar krenarinë e tij e të qenit afër 100 paraqitjeve për kombëtaren, 9 vite pas debutimit kundër Suedisë. “ Të jesh një hap para kompletimit të 100 paraqitjeve me kombëtaren është e mrekullueshme.” “ Kur arrita nëntë vitë më parë ndjehesha krenar dhe i lumtur, dhe ndjehem njëjtë edhe tani.” “ Ndjej një kënaqësi të brendshme. Kurrë nuk e kam menduar që do ti arrij 100 paraqitje, por prej tani do të shikoj vetëm përtej 100 dhe 101.” Casillas aktualisht ka 98 paraqijte me kombëtaren Spanjolle dhe është në rrugë të mirë që ta kaloj Raulin me 102 paraqitje dhe Andoni Zubizarretan me 126 paraqitje, në mënyrë që të bëhet lojtari me më shumë paraqitje. Portieri i Real Madridit pritet që të jetë në vijën e parë nesër në ndeshjen mbyllëse kulifikuese për WC 2010 kundër Bosnjës. /LajmeSport.com |
|
Tottenham mendon për Van Nistelrooy Posted: 13 Oct 2009 12:31 PM PDT Duket se përvoja me Real Madridin, për sulmuesin holandez Ruud Van Nistelrooy ka përfunduar pasi që Madrilenët kanë refuzuar që të ja rinovojnë kontratën këtij të fundit. Ruud Van Nistelrooy që një kohë të gjatë është jashtë fushave të blerta për shkak të lëndimeve, dhe është pikërisht kjo arsyeja pse Real Madrid nuk dëshiron të ja ripërtërij kontratën 33 vjeçarit, kontratë e cila skadon në qershor. Duke parë këtë situate, Nistelrooy duket i gatshëm që ta lë Real Madridin që në Janar, pasi që klubet e Premier Ligës kanë filluar interesimin, dhe raportohet që Tottenham ka vënë kontaktet e para me agjentin e lojtarit. /LajmeSport.com |
|
Terry : Rooney-lojtar i pazëvendësueshëm në kombëtaren e Anglisë Posted: 13 Oct 2009 12:20 PM PDT
Kapiteni i Chelsea,John Terry ka pranuar se që të plotësohet zbrazëtia e Rooneyt është një detyrë shumë e vështirë për Anglinë. Mbrojtësi i cili po ashtu është kapiten i Anglisë,mendon se sulmuesi i Man.Utd,Wayne Rooney është njëri nga ata lojtarë të paktë që sjell diçka të veçantë në ekipin e Fabio Capellos. “Rooney ka munguar në turne të mëdha.Kur kemi qenë në turne ai ka qenë i lënduar dhe i pezulluar”. “A është i pazëvendësueshëm?Mendoj se po.Ai është një lojtar i pjekur me shumë përgjegjësi”. “Them se disa here ai kishte humbur kontrollin,dhe ai ka mësuar nga ajo.Tani fatmirësisht nuk jemi duke parë raste të tilla si më pare”. “Ne jemi duke parë Wayne Rooney-n e vërtetë.Ai është njëri ndër golashënuesit më të mirë të Anglisë dhe Manchester United”. “Ky është një shans për të luajtur pa atë dhe trajneri do të provojë ti jep lojtarëve të tjerë për ti treguar kualitetet e tyre”. “Në një lojë në Gjermani para 12 muajve ne kishim luajtur pa disa lojtarë kyç,mirëpo Gabby Agbonlahor dhe Shaun Wright-Philips ia dolën shumë mirë”. “Ky është një rast që ata të vijnë dhe të dëshmohen se e meritojnë vendin në kombëtare”. /LajmeSport.com |
|
Anglia dhe Spanja rivalët më të mëdhenjë – Dunga Posted: 13 Oct 2009 12:00 PM PDT Carlos Dunga, trajneri i kombëtares Braziliane, ka vazhduar së studiuari skuadrat më të mëdha në garën më të madhe tetë muaj para fillimit të saj në Afrikën Jugore. “ I gjithë staffi e do futbollin. Kjo është aryseja pse i vëzhgojmë gjërat. Ka kombëtare që na kanë impresionuar, si Anglia, e cila është kualifikuar lehtë, dhe Spanja që luan një futboll tepër të bukur.” “ Klubet tjera si, Gjermania, Italia ose Argjentina do të ngriten përgjatë kampionatit.” Duke ju referuar ndeshjes vendimtare për vendin e fundit kualifikues atë të pestë në grupin e Amerikës Jugore, Dunga favorizon Albicelestët. “ Uruguaji do të hyjë në fushë për fitore, ata do të luajnë për ta fituar ndeshjen dhe do ti lejojnë hapësira Argjentinës, e cila do luaj më mirë,” përfundoi Dunga. /LajmeSport.com |
|
Franca në botëror, Ribery në Bayern Posted: 13 Oct 2009 11:44 AM PDT Zinedine Zidane, aktualisht këshilltar i Florentino Perezit, tha për radioTV francez se shpreson që Ribery të transferohet te Real Madridi. Ai poashtu porositi francezët të mos brengosen për kombëtaren. “ Shpresoj që Real Madrid ta transferoj Franck Riberyn.” “ Tani sezoni ka filluar, duhet ta lëmë të qetë në Bayern. Të shpresojmë se do ta transferojmë.” Më pas Zizou kritikon kombëtaren franceze se duhet ndjekur shembulli i Spanjës për të patur sukses. “ Tani më duhet të them të njëjtat gjëra që i kam thënë për Spanjën edhe Francës- ata gjithmonë më janë dukur të mirë, mirëpo kurrë nuk kanë arritur asgjë.” “ Një ditë kam thënë, se Spanja do të arrij majën. Më pas ata fituan Euro 2008, dhe kjo sjell besim. Sa për kualifikimin, mos u merakosni.” deklaroi legjenda e futbollit francez. /LajmeSport.com |
|
Zyrtare : Alex rinovon kontratën Posted: 13 Oct 2009 11:17 AM PDT Chelsea sot ka bërë të ditur se mbrojtësi brazilian Alex ka vazhduar kontratën me londinezët edhe për katër vite tjera. Marveshja e re, shënon një javë të mirë për lojtarin, i cili është rikthyer në stërvitje këtë javë pas rikthimit nga lëndimi. “ Jam shumë i lumtur që të filloj përsëri të stërvis pa dhimbje, dhe të nënshkruaj për katër vite tjera.” u shpreh Alex. /LajmeSport.com |
|
Maicon nuk shkon askund – Branca Posted: 13 Oct 2009 09:10 AM PDT Drejtori i Interit Marco Branca ka fyer dhe demaskuar ashpër spekulimet e fundit se Maicon po largohet nga klubi. Italiani thotë se nuk ka asnjë problem rreth kontratës dhe pagës së tij. Il Corriere dello Sport pohoi se Maicon është i pakënaqur me klubin dhe dëshiron pagë më të lartë. Raporti thoshte se kishte interesim të Manchester United-it dhe Barcelonës. Në Angli, sot në mëngjes, The Sun shkroi se Manchester City është gati për mbrojtësin. “ Egziston besim maksimal mes lojtarit dhe klubit në kushtet e kësaj kontrate.” “ Është e kuptueshme që shumë spekulime gjejnë hapësirë tek mediat gjatë pushimit të kualifikimeve, por ato çfarë shkruajtën sot mediat janë të pavërteta.” Deklaroi Branca për faqen zyrtare të Interit. /LajmeSport.com |
|
Posted: 13 Oct 2009 08:49 AM PDT Kampioni austriak në skijim dhe fituesi i medaljes së artë olimpike, ka vendosur ta përfundojë karrierën e tij 13 vjeçare në Skijim, duke thënë se ai e bën këtë për shëndetin e tij. Myer është i njohur për aksidentet e tija spektakolare në pistat e ndryshme njëra prej të cilave e la atë pa këmbë në vitin 2001, mirëpo u rikthye në mënyrën senzacionale. Ai fitoi medaljen e parë olimpike në vitin 1998 në Nagano të Japonise, vetëm tre ditë pasi që ai është aksidentuar po në atë pistë mirëpo me lëndime të lehta. Mayer, talenti i të cilit është zbuluar vonë, në moshën 23 vjeçare, fitoi 54 gara të kampionatit botëror, duke e bërë atë skijuesin e dytë më të mirë të të gjitha kohërave pas suedezit Ingemar Stenmark. /LajmeSport.com |
|
Të gjithë në Real e duan futbollin e bukur – Xabi Alonso Posted: 13 Oct 2009 06:20 AM PDT Xabi Alonso mendon se Real Madrid dëshiron të jetë argëtues. Sidoqoftë, ai ka thënë se të prodhohet futboll i mirë duhet kohë, duke pohuar se Manuel Pellegrini duhet të lavdërohet për punën që e bën. “ Pellegrini ka hapur rrugët e këtij klubi që të arrij gjëra të rëndësishme. Ne natyrisht dëshirojmë të luajmë një lojë të mirë, por duhet ti marrim gjërat shtruar.” “ Ne në Madrid dimë se si ti shmangemi kritikave. Ne e dimë se replikat janë pozitive kur fitojmë një ndeshje, dhe ndryshe kur nuk fitojmë.” “ Ne duhet të jemi vetëmohues dhe të përmirësojmë atë çfarë gabuam.” deklaroi Alonso /LajmeSport.com |
|
Ferguson do të kërkoj përsëri falje Posted: 13 Oct 2009 05:54 AM PDT Menagjeri i Manchester United do të tentoj të dërgoj këtë javë edhe një letër shpjeguese rreth komenteve të tija të ashpra për Alan Wiley. Ferguson kishe pohuar pas ndeshjes me Sunderlandin e përfunduar me barazim 2-2, që Wiley nuk ishte në formën më të mirë fizike. Ferguson do ta bëjë këtë pasi që dje Unioni i Referëve të Premier Ligës kishte akuzuar Fergien se kishte kërkuaj falje me gjysëm zemër. Ata gjithashtu bënë thirrje për dënime të larta për Ferguson, e sidomos apelonin për një përjashtim për tërë jetën si trajner, nga UEFA. Ferguson do ti shkruaj FA këtë javë, sipas Tha Manchester Evening Neës, atëhere kur do të kthehet nga pushimi nga Amerika, dhe të bëj apelin e fundit për të shmangur dënimin. /LajmeSport.com |









